Kampionatin Boteror Kik-boks ne Spanje, 4 medalje per sportistet kosovare







Ne Kampionatin Boteror te kik-boks "Spanja 2006", sportistet kosovare fituan kater medalje, nje te arte, dy te argjenta dhe nje bronzi.
Sipas komunikates se Federates se Kik-Boksit te Kosoves, ne Kampionatin Boteror, qe perfundoi te dielen ne Bonidorm të Spanjës, morën pjesë 30 shtete të botës.
Në këtë kampionat mori pjesë edhe Kosova, delegacionin e së cilës e përbënin: Fatmir Makolli - kryetar i Federatës së Kik-Boksit të Kosovës, Fatmir Sopi - përzgjedhës, Bashkim Berisha - trajner i përzgjedhjes, Ylber Syla - gjyqtar dhe katër sportiste: Burim Shala në kategorinë -67 kg, Faton Ejupi në kategorinë -81 kg, Shefqet Mjekiqi në kategorinë -91 kg dhe Asim Ajeti në Tai-boks në kategorinë -64 kg.
Kik-bokierët kosovarë u treguan të suksesshëm, pasi që të katër sportistet u kthyen nga Spanja me medalje: një titull të kampionit botëror, dy tituj të nënkampionit dhe një vend të tretë.
Faton Ejupi zuri vendin e parë dhe u bë kampion bote, Sheqet Mjekiqi dhe Asim Ajeti (Tai-boks) fituan medalje të argjenda, ndersa Burim Shala fitoi medaljen e bronzit.



★★★★★★★★★★★★★★★★★★★★