★★★★★★★★★★★★★★★★★★★★


Kikboks: Më te mir
ët për vitin 2006

Federata e Kikboksit e Kosovës ka mbajtur sot në Prishtinë manifestimin e shpalljes së më të mirëve të vitit 2006. Epiteti i kikboksierit më të mirë i ka takuar me plotë meritë, Faton Ejupit, anëtar i klubit Prishtina, i cili në Kampionatin Botëror në Benidrum të Spanjës, u stolis me medaljen e artë.
Në mesin e 10 kikboksierëve më të mirë u përfshinë edhe Asim Ajeti (Prishtina), Shefqet Mjeku (Katana - Kastriot), Burim Shala (Kosova-Vushtrri), Astrit Morina (Kosova-Vushtrri), Ilir Canolli (Kosova-Vushtrri), Ardian Mjeku (Katana-Kastriot), Fidan Ismajli (Kosova � Vushtrri), Ridvan Vllasaliu (Prishtina) dhe Agim Aliu (Gjilani). Trajneri më i mirë i vitit u shpall Lutfi Menxhiqi, klubi më i suksesshëm Prishtina, gjyqtari më i mirë Ylber Syla dhe punëtori më i dalluar Nuhi Paqarizi.

Me mirënjohje u nderuan edhe shtabi teknik i Përfaqësueses së Kosovës në kikboks: përzgjedhësi Fatmir Sopi, si dhe trajnerët Lutfi Menxhiqi e Bashkim Berisha. Po ashtu me mirënjohje për avancimin e sportit femëror u nderuan Shpresa dhe Ganimete Menxhiqi. Ndërkaq për prezantimin e kikboksit kosovar në arenat ndërkombëtare në kategorinë profesionale me mirënjohje nga Federata e Kikboksit të Kosovës u nderua Tahir Menxhiqi.