KLUBI I KICKBOX-it PRISHTINA
★★★★★★★★★★★★★★★★★★★★
30 shtator 2007
Turneu "Me Ramushin"
Rezultatet teknike :

Kik-boks:
Kategoria deri në 64 kilogram: Naser Krasniqi (Kosovë) - Asim Ajeti (Kosovë) 0:2
(ndërprerje I),


64 kg: Dragan Mihajlovski (Maqedoni) – Ardian Mjeku (Kosovë) 0:2


Tay boks:
69 kg: Gocev Boban (Maqedoni) – Ridvan Vllasaliu Kosovë 0:2

Boks:
54 kg: Fatos Ferizi (Kosovë) – Todor Petrov (Bullgari) 2:0, 64 kg: Dukagjin Elezi (Kosovë) – Lubomir Pavllov (Bullgari) 2:0, 64 kg: Rasim Shabani (Kosovë) – Asanov Izet (Maqedoni) 2:0, 69 kg: Shefat Isufi (Kosovë) – Hriston Mitakov (Bullgari) 0:2 dhe 75 kg: Bujra Sejdiu (Kosovë) – Aleksej Petrov (Bullgari) 2:0.

VIDEO : Naser Krasniqi (KUQ) vs
Asim Ajeti (ZI)
★★★★★★★★★★★★★★★★★★★★
★★★★★★★★★★★★★★★★★★★★
Asim Ajeti vs NaimRollani
★★★★★★★★★★★★★★★★★★★★


Kikboks: Më te mir
ët për vitin 2006

Federata e Kikboksit e Kosovës ka mbajtur sot në Prishtinë manifestimin e shpalljes së më të mirëve të vitit 2006. Epiteti i kikboksierit më të mirë i ka takuar me plotë meritë, Faton Ejupit, anëtar i klubit Prishtina, i cili në Kampionatin Botëror në Benidrum të Spanjës, u stolis me medaljen e artë.
Në mesin e 10 kikboksierëve më të mirë u përfshinë edhe Asim Ajeti (Prishtina), Shefqet Mjeku (Katana - Kastriot), Burim Shala (Kosova-Vushtrri), Astrit Morina (Kosova-Vushtrri), Ilir Canolli (Kosova-Vushtrri), Ardian Mjeku (Katana-Kastriot), Fidan Ismajli (Kosova � Vushtrri), Ridvan Vllasaliu (Prishtina) dhe Agim Aliu (Gjilani). Trajneri më i mirë i vitit u shpall Lutfi Menxhiqi, klubi më i suksesshëm Prishtina, gjyqtari më i mirë Ylber Syla dhe punëtori më i dalluar Nuhi Paqarizi.

Me mirënjohje u nderuan edhe shtabi teknik i Përfaqësueses së Kosovës në kikboks: përzgjedhësi Fatmir Sopi, si dhe trajnerët Lutfi Menxhiqi e Bashkim Berisha. Po ashtu me mirënjohje për avancimin e sportit femëror u nderuan Shpresa dhe Ganimete Menxhiqi. Ndërkaq për prezantimin e kikboksit kosovar në arenat ndërkombëtare në kategorinë profesionale me mirënjohje nga Federata e Kikboksit të Kosovës u nderua Tahir Menxhiqi.

Kampionatin Boteror Kik-boks ne Spanje, 4 medalje per sportistet kosovare







Ne Kampionatin Boteror te kik-boks "Spanja 2006", sportistet kosovare fituan kater medalje, nje te arte, dy te argjenta dhe nje bronzi.
Sipas komunikates se Federates se Kik-Boksit te Kosoves, ne Kampionatin Boteror, qe perfundoi te dielen ne Bonidorm të Spanjës, morën pjesë 30 shtete të botës.
Në këtë kampionat mori pjesë edhe Kosova, delegacionin e së cilës e përbënin: Fatmir Makolli - kryetar i Federatës së Kik-Boksit të Kosovës, Fatmir Sopi - përzgjedhës, Bashkim Berisha - trajner i përzgjedhjes, Ylber Syla - gjyqtar dhe katër sportiste: Burim Shala në kategorinë -67 kg, Faton Ejupi në kategorinë -81 kg, Shefqet Mjekiqi në kategorinë -91 kg dhe Asim Ajeti në Tai-boks në kategorinë -64 kg.
Kik-bokierët kosovarë u treguan të suksesshëm, pasi që të katër sportistet u kthyen nga Spanja me medalje: një titull të kampionit botëror, dy tituj të nënkampionit dhe një vend të tretë.
Faton Ejupi zuri vendin e parë dhe u bë kampion bote, Sheqet Mjekiqi dhe Asim Ajeti (Tai-boks) fituan medalje të argjenda, ndersa Burim Shala fitoi medaljen e bronzit.



★★★★★★★★★★★★★★★★★★★★